17 Mars, 2021

“Kam djalin më hot…”- Sindi Loci publikon video me Atdhe Xharavinën, Elvis Lushi tërheq publikisht deklaratën për 22-vjeçaren e virgjër


Rinian Leka refuzoi dje të njihej me Sindi Locin, sepse nuk e shihte dot si partnere për të dalë çift nga “Për’puthen”.

elvis lushi sindi loci atdhe xharavina (1)

Duket se këtë deklaratë, 22-vjeçarja nuk e ka pritur mirë, pas pëlqimit që i shprehu publikisht 33-vjeçarit.

Prandaj, Sindi ka publikuar në Instastory një video ku shihet në makinë me ish-konkurrentin e “Për’puthen”, Atdhe Xharavina.

sindi loci

Refuzim?! Çfarë?! Kam djalin më hot që këndon vetëm për mua”, shkroi Sindi krahas videos.

elvis lushi sindi loci atdhe xharavina (5)

Këto pamje i ka ripostuar edhe Atdheu, i cili vendosi të shkruante krah tyre: “Nuk kanë thënë kot, kapu për rrënje, jo për dege. Sindi Loci, më e mira”.

Mirëpo, këto postime nuk i kanë pëlqyer Elvis Lushit, i cili para se të linte programit, kishte deklaruar se ishte vetëm për Sindin aty.

elvis lushi sindi loci atdhe xharavina (4)

E tërheq zyrtarisht deklaratën time për Sindi Locin. Dua një takim sqarues me Atdhe Xharavinën”, shkroi Loco.

elvis lushi sindi loci atdhe xharavina (2)

Atdheu nuk e ka lënë pa një përgjigje ish-konkurrentin e tij, prandaj në një postim tjetër në Instastory, shkroi: “Përgjigjen e gjen tek kënga. Nuk e kam zgjedhur kot këtë ‘hala jam i përparshmi’. Elvis Lushi, me gjithë respektin për ty, po janë ca gjëra që nuk më ikin aq lehtë nga dora”.

© Panoramaplus.al