Reperi Sinboy i cili u bë i njohur për publikun shqiptar pas romancës me reperen shqiptare Rina, është rikthyer sërish në vëmendjen e publikut me një seri postimesh të cilat kanë ngjallur reagime të shumta.

Në profilin e tij në Instagram, ai ka ndarë imazhe të vajzave të panjohura nga pas, të realizuara në ambiente publike, duke pretenduar se ka kryer marrëdhënie seksuale me gjashtë, më pas shtatë, dhe në fund tetë prej tyre brenda vetëm dy ditëve.

“A shkojmë për tetë?” nshkruan ai në njërin nga InstaStory-t, ndërsa në tjetrën thotë: “Përkrahni këngën time të re, kam nevojë për para për prezervativë”.
Ky veprim është cilësuar si tejet skandaloz dhe denigrues, për më tepër kur fotot janë shoqëruar me vlerësime numerike për vajzat, pa pëlqimin apo identitetin e tyre të zbuluar.

Publikimi i tillë ka nxitur kritika për përçmim, objektivizim të grave dhe mungesë totale të respektit për etikën publike, raporton Prive.
Sinboy njihet për sjelle të tepruara kur i lind nevoja për të promovuar projektet e tij të reja, pa marrë parasysh cënimet apo shqetësimet që krijon në sytë e audiencës.

Deri më tani nga vetë ai nuk ka ende një reagim lidhur me këtë situatë apo kërkim falje. Sinboy është një reper grek me origjinë Shqiptare, konkretiksht nga Gjirokastra.
Në Shqipëri ai ka bërë bashkëpunime me disa artistë shqiptarë si Rinën, Skerdin dhe Gigin.
Kujtojmë që romanca mes reperit dhe Rinës përfundoi 2 vite më parë, por nga ç ‘është vënë re dhe çfarë ka thënë këngëtarja në një intervistë të dy ata ruajnë akoma marrëdhënie profesionale.


