Aktori i njohur Cillian Murphy në filmin “Oppenheimer” ka rolin e fizikantit që ndërtoi bombën e parë bërthamore.

Aktorët e tjerë të kastit si, Emily Blunt, Robert Downey Jr. dhe Matt Damon së fundmi kanë treguar sakrificat që ka bërë Cillian për rolin e tij në këtë film.
Emily tha se aktori duhet të hante vetëm një bajame në ditë në mënyrë që të dobësohet për t’u dukur si personazhi që ai përfaqësonte në film.
“Dhe ai mund të hante vetëm një bajame çdo ditë. Ai ishte aq i dobësuar.”- tha Emily Blunt.

Murphy si shumë aktorë të tjerë sakrifikoi në ndryshimin e trupit të tij për një rol ose duke ndjerë presion për ta bërë këtë. Vetë yjet kanë treguar se ndryshimi i trupit të tyre mund të jetë i pashëndetshëm fizikisht dhe mendërisht – ndërsa të tjerë thonë se festimi i humbjes dramatike të peshës nga aktorët është i rrezikshëm edhe për ndjekësit.
47-vjeçari ka folur më parë gjatë një interviste për ‘New York Times’ rreth përkushtimt të tij për të humbur peshë vetëm për rolin e filmit.
“Më pëlqen të aktroj me trupin tim dhe Oppenheimer kishte një trup shumë të dobët, të cilin unë doja ta bëja siç duhet. Më është dashur të humbas pak peshë sepse ai ishte shumë i dobët.”– tha aktori në maj.
© Panoramaplus.al

