Ka pak kohë që është përhapur lajmi në media se këngëtari i njohur Robert Berisha ka probleme me shëndetin.

Një video e tij e pak kohëve më parë ku shhej me një aparat, bëri të mendohej se Roberti ka probleme me mushkëritë. Por këtë e ka mohuar këngëtari përmes një postimi në ‘Instastory’. Ai është shprehur ndër të tjera se nuk ka asnjë problem dhe se gëzon shëndet të plotë. Roberti sqaroi se aparati ishte thjesht një ndihmës për kordat e zërit dhe s’kishte të bënte me ndonjë sëmundje të supozuar nga mediat.
Ai gjithashtu iu bëri thirrje portaleve që të kenë kujdes se çfarë shkruajnë sepse me këto lajme bëhen merak edhe familjarët e tij.
“Ai është një aparat për inhalim. Nuk ka të bëjë me mushkëri as me shëndetin tim. Falë Zotit jam mirë”, u shpreh ai.
© Panoramaplus.al
