Mund të kenë me miliona ndjekës në profilet e tyre në “Instagram”, por personazhet e famshëm të showbiz-it janë mjaft selektiv kur bëhet fjalë për personat që ata do të ndjekin në këtë rrjet social.

Por një këngëtare me famë botërore, e cila është një nga më të ndjekurat në “Instagram”, ka vendosur që mos të i bëjë askujt “follow”.

Është fjala për Taylor Swift, e cila ka plot 112 milionë fansa në profilin e saj në rrjetin social “Instagram”, mes tyre edhe njerëz shumë të famshëm. Ppor vetë ajo nuk ndjek asnjë person.

Pse Swift ka marrë këtë vendim? Ende nuk dihet, por është paksa e habitshme që ajo mos të ketë asnjë personazh që ta ndjekë në “Instagram”.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
