10 Mars, 2018

Ka pasuri të madhe, por biznesmenia pret në shi që bashkëshorti ta marrë me makinë


Anëtarja e ish-grupit të njohur të muzikës pop “Spice Girls”, Victoria Beckham, sot është një nga biznesmenet më të njohur në botë dhe me një pasuri të madhe.

Ajo ka gati 20 vite që është e martuar me ish-kapitenin e Anglisë, David Beckham.  Por ndonëse ka miliarda, sërish Victoria pret bashkëshortin që ta marrë pas punës.

Në profilin e saj në “Instastiorie” ajo ka publikuar foto teksa shihet duke pritur edhe pse po bie shi. Në foton e parë ajo ka shkruar: :Kur je duke pritur në shi për bashkëshortin që të të marrë nga puna”.

“Mbase biçikleta është më e shpejtë?”, shkruan Victoria në foton tjetër pasi David është vonuar.

Dhe pasi ai vjen, biznesmenia poston një foto të dorës së tij në makinë dhe shkruan: “Ai erdhi”.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al