Pas humbjes tragjike Shpat Kasapit në moshën 40-vjeçare nga një infarkt vetëm pak javë më parë, halla e këngëtarit, Flora Kasapi, ka ndarë së fundmi disa momente të kaluara me nipin e ndjerë duke shtuar se kohët e fundit Shpati nuk kishte qenë si gjithmonë.

Ajo ka rrëfyer se në një prej regjistrimeve të Shpatit për emisionin në Radio-Televisionin “Dukagjini”, ka vërejtur diçka që e shqetësoi:

“Brendinë e Shpatit unë e pash ndryshe, nuk e pash komplet Shpatin,” tha halla e këngëtarit, duke shtuar se ai kishte një ndjesi të thellë pakënaqësie.
Sipas saj, Shpati, ndonëse gjithmonë shfaqej i qeshur përpara kamerave, kishte momente kur dukej i brishtë, i ulur, sikur diçka po e ngarkonte.
“Ka pasur një diçka, një pakënaqësi. Ta shohësh komplet Shpatin në një emision gjithmonë të qeshur, kishte momente kur ai ishte i ulur, sikur nuk e kishte atë pjesën që unë doja ta shihja,” shtoi ajo.
Ndër të tjera Flora foli edhe për Selvijen, bashkëshorten e Shpatit, e cila u “kryqëzua” në rrjetet sociale, çka solli edhe një reagim të nënës së këngëtarit, e cila vlerësonte figurën e nuses së saj, duke treguar edhe raportin e mirë që ato kishin.
Le ta urrejmë edhe Shpatin edhe Selvijen, apo edhe le ti duam. Kjo është çështje personale. Vetëm ta kuptosh drejt, një njeri dy metra, i bukur, i adhuruar nga të gjithë, dhe për tre sekonda të ikën në kraharorin tënd. Çfarë mund të thuhet këtu? A duhet të shpjegohet ky moment? Flasim në kontekstin njerëzor. Për të dashurën e Shpatit është bërë një padrejtësi e madhe. Ku e di ti kush është ajo? Ke jetuar me atë? Jo. Nëse ai e ka zgjedhur për të dashurën e vet, dhe të jetë nëna e djalit të tij, si ka mundësi një popullatrë e tërë të flasë. Zonja Gjylysere e ka parë të arsyeshme për ti mbyllur këto tema të gojave “haxhuze””, tha halla e Shpat Kasapit në emisionin “Living Day”.
© Panoramaplus.al
