Vajza e Charlie Sheen dhe Denise Richards , Sammy Sheen, ka mbledhur më shumë se 3 milionë dollarë përmes OnlyFans, sipas një raporti nga DailyMail.

“Sami po ecën shumë, fotot e saj janë të njohura dhe tashmë është multimilionere. Ajo është në rrugën e saj për të ngritur pasuri nga modelingu dhe sapo ka filluar,” ka thënë një burim i afërt me të.

Sipas të njëjtit person, 20-vjeçarja tashmë po shijon përfitimet e saj financiare, pasi ka blerë shtëpinë dhe makinën e saj. Megjithatë, OnlyFans nuk është burimi i saj i vetëm i të ardhurave, pasi ajo merr pjesë edhe në reality show-n e nënës së saj, “Denise Richards & Her Wild Things”, i cili do të shfaqet premierë më 4 mars.
Sami Shin filloi aktivitetin e saj në OnlyFans në vitin 2022, pak pas ditëlindjes së saj të 18-të. Në atë kohë, ajo kishte postuar një foto të saj me rroba banje, të shoqëruar me mbishkrimin: “Kliko linkun në bio-në time nëse dëshiron të shohësh më shumë”.
Denise Richards kishte mbështetur vendimin e vajzës së saj, duke thënë për Page Six: “Sami është 18 vjeç dhe ky vendim nuk bazohej në shtëpinë ku jeton ajo. Gjithçka që mund të bëj si prind është ta drejtoj atë dhe t’i besoj gjykimit të saj, zgjedhjet janë të sajat.”
Nga ana tjetwr Charlie Sheen fillimisht nuk e miratoi aktivitetin e saj në platformë. Megjithatë, qëndrimi i tij ndryshoi kur kuptoi shumën e të ardhurave të saj.
“Kur filloi OnlyFans, ai nuk ishte aspak i lumtur,” zbuloi Denise Richards në podcastin Just B në nëntor 2023.
“Ai ndryshoi mendje kur bleu një Mercedes dhe u transferua në shtëpinë e tij.”
Përpos shpenzimeve, Sami duket se fitimet e saj i ka përdorur edhe për procedura estetike. Në vitin 2023, ajo iu nënshtrua rritjes së gjoksit dhe nëntë muaj më vonë ajo bëri rinoplastikë.
Denise Richards dhe Charlie Sheen, të cilët ishin të martuar nga viti 2002 deri në 2006, kanë gjithashtu një vajzë, 19-vjeçaren Lola Sheen.
© Panoramaplus.al
