Shumica e njerëzve janë “të varur” ndaj “Nutella-s” dhe nuk mund ta besojnë që ka ende nga ata që nuk e kanë provuar!

Por, Olta Gixhari është një prej tyre.

Ditën e djeshme, aktorja ka publikuar në Instastory një foto, ku tregon se e kishte lyer bukën me Nutella.

“A është normale që unë sot për herë të parë në jetë ha Nutella?”- shkroi Olta duke kërkuar mendimin e ndjekësve.

Pjesa më e madhe janë habitur nga kjo deklaratë e Oltës, por kishte edhe nga ata që nuk e kishin provuar as vetë.



