24 Nëntor, 2020

Ka ende tatuazh emrin e ish-bashkëshortit në trup, por Megan Fox nuk hezitoi t’i dedikonte një të tillë edhe të dashurit aktual!


Megan Fox ka zgjedhur të gdhendë në trup një tatuazh për të dashurin e saj, Machine Gun Kelly.

megan fox (2)

Aktorja 34-vjeçare zbuloi tatuazhin e bërë së fundmi gjatë paraqitjes tek “America’s Music Awards 2020”, dhe fansat janë të sigurt së ai i dedikohet të dashurit të saj.

megan fox (3)

Kjo ishte edhe dalja e tyre e parë publike së bashku që nga muaji mars, ku raportohet se dyshja filloi të dilte me njëri-tjetrin, sipas “Page Six”.

I pari që e vuri re tatuazhin e saj ishte një përdorues i aplikacionit “Twitter”, i cili tregoi se tatuazhi lexonte “el pistorelo”.

meghan fox

Më në fund një pamje nga afër e tatuazhit të Megan Fox. Tatuazhi shkruan “el pistorelo”, që në spanjisht quhet ai që gjuan me armë, siç është dhe emri artistik i reperit: ‘Machine GUN Kelly, ku ‘gun’ do të thotë ‘armë'”,- ka shkruar ai.

Disa të tjerë mendonin se tatuazhi ishte në spanjisht, sepse të dy janë takuar për herë të parë në Kosta Rika.

machine gun kelly dhe meghan fox (6)

30-vjeçari, Kelly, ende nuk ka zbuluar nëse ka bërë tatuazh inicialet e Megan diku në trupin e tij, i cili është aktualisht pothuajse i mbuluar i gjithi me të tillë.

machine gun kelly dhe meghan fox (4)

Aktorja, nga ana tjetër, ka ende tatuazh emrin e ish-bashkëshortit të saj, në pjesën e poshtme të barkut.

megan fox3

Ajo ndan tre djem me Brian Austin Green.

machine gun kelly dhe meghan fox (5)

Ndërsa Kelly ka një vajzë 12 vjeç, Casie Colson Baker, me ish-partneren, Emma Cannon, e cila nuk është e famshme.

megan fox (1)

© Panoramaplus.al