25 Qershor, 2018

Ka bërë operacione plastike? Vajza e Majlinda Bregut: E kuptoj injorancën e palaçove…


Kejda Ajazi është vajza e politikanes së njohur Majlinda Bregu. Edhe pse preferon një jetë larg vëmendjes së publikut dhe nuk e konsideron veten një personazh të njohur, jeta e saj komentohet gjatë nga mediat.

Faqja e njohur ‘Vipat e bllokut’ së fundmi ka aluduar se Kejda ka bërë ndërhyrje në buzë dhe në hundë.

E acaruar, Kejda ka reaguar nëpërmjet një postimi në “Instastory”, ku shprehet se nuk e kupton se përse emri i saj është nëpër portale, kur ajo nuk është një personazh i njohur.

“Nuk e kuptoj pse duhet të shoh emrin tim në tituj portalesh për të tilla lajme që nuk i hyjnë askujt në xhep, por në një farë mënyre e kuptoj injorancën dhe dëshirën e ca shqiptarëve palaço për të komentuar dhe nxjerr mllef për këdo. Pavarësisht se mendoj se ky popull ka halle më të mëdha se të zgjidhin a i kam fryrë unë buzët apo a e kam zvogëluar hundën…Faqes në fjalë “Vipat e bllokut” dhe portaleve që merren me të tilla lajme i them se unë nuk e konsideroj veten VIP, dhe s’kam bërë asgjë për të qenë e tillë. Nuk merrem me muzikë, televizion dhe s’jam në konkurs për t’i zënë vendin asnjërës, as për pamje, as për punë. Më vjen mirë që asnjëherë s’pranova të jem pjesë e sipërfaqësores ku ju jetoni! Tung!”, shkruan Kejda në postim duke i dhënë fund gjithë thashethemeve.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al