Ylli televiziv Kim Kardashian ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një postim të ri në Instagram, ku shfaqet më provokuese se kurrë.

E veshur me të brendshme të zeza dhe bizhuteri të mëdha argjendi, ajo pozon në shtrat me dy kryqe të mëdhenj mbi gjoks, në një set që duket të jetë realizuar gjatë natës në New York.

Fotot dhe videot janë marrë nga prapaskenat e një seti fotografik, dhe si gjithmonë, Kim nuk hezitoi të tregojë format dhe stilin e saj ikonik. Në mbishkrimin që shoqëroi postimin, ajo shkroi:
“Ora 2 e mëngjesit në New York”, duke shtuar edhe më shumë mister dhe tërheqje rreth imazheve.

Postimi ka marrë pëlqime dhe komente nga miqtë dhe fansat e saj, të cilët kanë shprehur admirimin për stilin dhe guximin e saj.



