1 Shkurt, 2021

Justin Timberlake festoi 40-vjetorin e lindjes, partnerja e tij i bëri këtë urim të veçantë: Nuk ka njeri tjetër…


Jessica Biel i bëri partnerit të saj, Justin Timberlake, një urim të ëmbël në 40-vjetorin e tij të lindjes, shkruan “US Magazine”.

justin timberlake jessica biel (1)

Krahas disa fotografive, ku këngëtari shfaqej me një kurorë në kokë, 38-vjeçarja shkroi:

justin timberlake jessica biel (6)

Nuk ka njeri tjetër me të cilin argëtohem më shumë, qesh më shumë, ndjej më tepër apo kam kaq shumë ndodhi. Të uroj një vit sa më kreativ dhe përmbushës. Gëzuar 40-vjetorin, dashuria ime”.

justin timberlake jessica biel (5)

Kjo ditëlindje e gjeti Justin-in për herë të parë si baba të dy fëmijëve. Këtë muaj, Timberlake dhe Biel deklaruan se tanimë ishin prindër të një tjetër djali, Phineas-it, pas Silas-it, i cili erdhi në jetë në prill të 2015-ës.

justin timberlake jessica biel (4)

Dyshja është bashkë prej më shumë se një dekade. Në një intervistë në vitin 2019, Biel zbuloi se ata u njohën dhe folën për herë të parë në një festë ditëlindjeje, të një prej shokëve të Timberlake-ut, rreth pesë vjet para se të fejoheshin në vitin 2011.

justin timberlake jessica biel (3) justin timberlake jessica biel (2)

© Panoramaplus.al