Prej kohësh, në media qarkullojnë lajmet se Haily Bieber është shtatzënë për herë të parë dhe se shumë shpejt do të sjellë në jetë një fëmijë.
Por, së fundmi, partnerja e Justin Bieber vendosi që të reagojë vetë për herë të parë në lidhje me thashethemet që qarkullojnë lart e poshtë, raporton “Us Weekly”.

Nëpërmjet një postimi në Instastory, Hailey ka mohuar të jetë shtatzënë, si dhe ka kërkuar që mediat të sigurohen para se të shkruajnë lajme të pavërteta.

“Që kur ju njoh e di që doni gjithnjë të jeni të parët për lajme ekskluzive! Unë nuk jam shtatzënë! Pra, ju lutem ndaloni së shkruari lajme të rreme nga ‘burimet’ tuaja dhe përqendrohuni në ato që janë të rëndësishme, si zgjedhjet për shembull,” shkruajti modelja.

Hailey u martua me Justin në një ceremoni private në gjykatën e New York, në shtator të vitit 2018.

Një vit më vonë, dyshja organizoi një dasmë madhështore në Palmetto Bluff, Karolina e Jugut, në shtator të vitit 2019.
© Panoramaplus.al




