Justin Bieber ka harruar tekstin e këngës së tij “Sorry” gjatë një kocerti që mbajti për Vitin e Ri, shkruan “The Sun”.

Këngëtari i kërkoi falje fansave në “Twitter” për gabimin e tij.
“Harrova tekstin. Më falni!”-shkroi ai në status.

Në fillim të këngës ai thotë në koncert “You gotta go and get angry at all of my”, duke harruar fjalën “honesty”.
Megjithatë, ai vijon më tej me vargun tjetër “You know I try but I don’t do too well with apologies”, kur kupton se kishte harruar një fjalë dhe përpiqet ta rikuperojë për të kapur ritmin.

“Harrova fjalët!”- thotë ai në skenë.
Po ashtu, ai ngatërroi edhe disa fjalë të këngës “Love yourself”. Megjithatë, performanca e tij është vlerësuar shumë nga fansat.

Koncerti u transmetua drejtpërdrejt në platformat online pasi për shkak të pandemisë, s’mund të kishte publik e grumbullime.

Pavarësisht këtyre incidenteve, Justin Bieber e shijoi shumë koncertin dhe u ndje krenar për paraqitjen e bërë. Në një status në rrjetet sociale, ai e cilësoi këtë natë si “të paharrueshme” dhe “mirënjohës” për mundësinë e dhënë.
© Panoramaplus.al
