Justin Bieber festoi ditën e djeshme 27-vjetorin e lindjes.
Dhe në këtë ditë të veçantë për të nuk mund të mungonte urimi i bashkëshortes së tij, Hailey Bieber.
Modelja publikoi disa foto krah yllit të popit, duke i uruar ditëlindjen personit të saj të preferuar.
Ylli i pasarelave u shpreh se është mirënjohëse që e ka në krah.
“Një tjetër vit rreth diellit me ty, një tjetër vit duke të dashuruar ty, duke u rritur, duke qeshur me ty. Gëzuar 27 vjetorin e lindjes, ti je personi im i preferuar, mirënjohëse që jam në krahun tënd”- shkroi Haily Bieber.







