26 Shtator, 2024

Justin Bieber dhe partnerja e tij në një darkë romantike së bashku! Ja si u shfaq çifti 1-muaj pasi u bënë prindër


Hailey Bieber dhe Justin Bieber së fundmi u panë bashkë në publike që pas lindjes së djalit të tyre. Çifti kanë darkuar disa ditë më parë në një restorant në Malibu të Kalifornisë për të kaluar pak kohë së bashku.

Prindërit e rinj u shfaqën të veshur thjeshtë, modelja 27-vjeçare mbante veshur një xhaketë lëkure të zezë, pantallona të errëta dhe këpucë të zeza.

Nga ana tjetër, këngëtari 30-vjeçar kishte veshur një xhup gri të gjerë, xhinse, çizme të zeza dhe një kapele kauboj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by curators of pop culture (@deuxmoi)

Darka romantike vjen një muaj pas lindjes së djalit të tyre, Jack Blues, më 22 gusht.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Justin Bieber (@justinbieber)

Ndërsa asnjëri nuk ka ndarë publikisht detaje rreth emrit të djalit të tyre, Jack duket se i bën homazhe babait të Justin, Jeremy Jack Bieber.

© Panoramaplus.al