Gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi për “Heart FM”, Miley Cyrus u vendos përballë një pyetjeje të vështirë.

Këngëtarja me famë botërore u detyrua të zgjedhë se cilin do të puthte mes Justin Bieber dhe Harry Styles.
“Harry”,- u përgjigj aktorja, duke shtuar se edhe pamja e tij i pëlqen.

Ndërsa në lidhje me Justin Bieber, Miley tha se e sheh si pjesë të familjes, sepse e njeh prej shumë kohësh.
Cyrus ka pak kohë që i ka dhënë fund lidhjes së saj me Cody Simpson dhe duket se është gati për një tjetër romancë në jetën e saj.

Së fundmi këngëtarja ka treguar se çfarë kërkon tek njeriu që do të ketë përkrah dhe i ka habitur të gjithë me deklaratën e saj.
Ajo është shprehur se lidhjet e saj të mëparshme i ka shijuar shumë, por tani po kërkon për një njeri “të mërzitshëm”.

Vitet e fundit kanë qenë shumë të trazuar për sa i përket aspektit të dashurisë për këngëtaren e famshme. Në vitin 2018-të ajo vendosi të martohej me Liam Hemsworth pas një lidhjeje 11-vjeçare, por martesa e tyre zgjati shumë pak dhe ata u divorcuan pas vetëm 8 muajsh.

Më pas ajo nisi një romancë me mikun e saj të fëmijërisë, Cody Simpson, por dhe me atë u nda në gushtë të këtij viti.
© Panoramaplus.al
