
Një pedofil 69-vjeçar është akuzuar për abuzimin seksual të një vajze 5-vjeçare.
Mostra justifikoi aktin e tij të tmerrshëm duke thënë se nuk mund të quhet përdhunim pasi ai e donte atë.
Donald Glynn Caple u arrestua për përdhunimin e vajzës në mars 2018 dhe rrëfeu në gjykatë se e ngacmoi seksualisht miliona herë.
Ai u dënua të mërkurën me burgim të përjetshëm nga gjykata në Rockin, Arkansas.
Caple, i cili dikur punonte në një spital për fëmijë, pohoi se nuk do të abuzonte kurrë seksualisht me vajzën, sepse dëshironte që ajo të ishte e virgjër kur të martohej, ashtu siç ishte vetë ai në ditën e dasmës së tij në vitin 1973.
Vajza, e cila tani është 13-vjeç, tha se u traumatizua aq shumë nga përdhunimi saqë dëmtoi veten dhe tentoi vetëvrasjen.
“Ende po përpiqem të bind veten se nuk ishte faji im,”– u tha ajo gjykatësve.
Vajza është diagnostikuar me çrregullim kompleks të stresit post-traumatik, i cili mund të shkaktojë kthim në ngjarjen e tmerrshme, prishje të gjumit dhe shkaktim të depresionit.
Ajo tregoi se abuzimi me të filloi kur ishte vetëm 4-vjeç dhe kur e pyeti Caple se çfarë donte të thoshte fjala seks ai i tregoi video pornografike.
Më pas filloi ta përdhunonte në moshën 5-vjeçare duke ju referuar sjelljes së tij si “lojë”.
Adoleshentja pretendoi se i tha të ndalonte pasi kuptoi se çfarë ishte “loja” në moshën 10-vjeçare në vitin 2017.
Ajo akuzoi Caple se e ngacmoi seksualisht një vit më pas, pavarësisht se pedofili ra dakord që ti jepte fund abuzimit seksual.
Vuajtja e nxiti 13-vjeçaren që ti tregonte një këshilltari të shkollës mbi ngjarjen dhe kjo çoi në arrestimin e tij të menjëhershëm.

© Panoramaplus.al

