Ermal Meta dhe Fabrizio Moro janë pezulluar nga festivali më i madh i këngës në Itali, Sanremo.

Këngëtari shqiptar dhe Moro nuk do të këndojnë në raundin e dytë pasi u akuzuan për plagjaturë. Dueti i dyshesh shqiptaro-italiane është i ngjashëm me duetin e kënduar në “Sanremo Giovani” të 2016-s.
Ermal Meta dhe Fabrizio Moro, të cilët duhej të sillnin sonte këngën, por u pezulluan nga Festivali në pritje të hetimeve të mëtejshme nga organizatorët për këngën e tyre “Ti nuk më ke bërë asgjë” , shkruan corriere.it.
Pas këtij vendimi menjëherë fansat janë lëshuar në hashtag #iostoconMetaMoro (une jam me Ermal Metën dhe Moron). Çifti, i cili është teorikisht ende në garë, do të zëvendësohet nga Renzo Rubino.
Më herët për këtë rast reagoi edhe RAI duke thënë se: “Nuk është plagjiaturë, tani për tani qëndrojnë në garë. Jemi duke bërë vlerësimin”. Nga ana tjetër Drejtuesi artistik i Festivalit të Sanremos, Claudio Baglioni ka tërhequr vëmendjen për kujdes dhe maturi në lidhje me këtë çështje”. /Panorama Plus/
© Panoramaplus.al
