7 Shkurt, 2018

Juria e pezulloi nga Sanremo, Ermal Meta hedh poshtë çdo gjë


Juria e Sanremo-s vendosi që të pezullojë këngëtarin shqiptar Ermal Meta i cili konkuronte së bashku me këngëtarin italian Fabrizio Moro në një duet.

sanremo-10feb-ermal-meta

Pas publikimit të vendimit të jurisë se i duhej më tepër kohë për hetime, për të vërtetuar nëse kënga e tyre ishte e vjedhur apo jo, ka ardhur edhe reagimi i këngëtarit shqiptar.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “facebook” Meta shkruan se thelbi i mosmarrëveshjes është një këngë e shkruar nga  Andrea Febo (bashkëpunëtor historik i Fabrizio-s) që u paraqit në përzgjedhjet e Sanremos së të rinjve 3 vjet më parë, e cila nuk u përzgjodh dhe nuk u komercializua kurrë.

Postimi i plotë:

Përshëndetje

Është koha për të folur

Kemi dëgjuar të flasim për plagjiaturën e këngës tonë në sanremo dhe thelbi i mosmarrëveshjes është një këngë e shkruar nga  Andrea Febo (bashkëpunëtor historik i Fabrizio-s) që u paraqit në përzgjedhjet e Sanremos së të rinjve 3 vjet më parë, e cila nuk u përzgjodh dhe nuk u komercializua KURRË. Fabrizio, unë dhe Andrea kemi mbajtur një pjesë të asaj kënge për të mos sakrifikuar diçka të bukur (gjë të cilën e kemi rrëfyer në mjaft intervista) dhe që të tre së bashku kemi shkruar një këngë të RE me një kuptim krejt ndryshe.

Plagjiaturë do të thotë të kopjosh, por është ABSURDE dhe QESHARAKE duke patur parasysh se Andrea Febo e ka shkruar me mua dhe Fabrizio-n ‘Nuk më keni bërë asgjë’

Nga ana tjetër që të tre jemi autorë prej shumë vitesh dhe kemi shkruar shumë këngë duke kontribuar në mjaft suksese se për veten ashtu edhe për të tjerët.

Kush na njeh e di.

Kur vendosëm të rrëfenim një gjende shpirtërore të përgjithshme me këtë këngë nuk e bëmë për t’u prezantuar në festival, por për të folur për paqen. Na vjen shumë keq për atë që po ndodh sepse nuk kemi ardhur në festival për t’u tallur me njerëzit, për t’i përqafuar ata. Jemi të sigurt se gjithçka do të rregullohet shpejt. Një përqafim, Ermal”.

Ciao ragazzi,

È ora di parlare.

Abbiamo sentito parlare di plagio nei confronti della nostra canzone di Sanremo e il pomo della discordia è una canzone scritta da Andrea Febo (collaboratore storico di Fabrizio) che venne presentata nelle Selezioni di Sanremo giovani di 3 anni fa, venne scartata e MAI commercializzata. Fabrizio, io e Andrea abbiamo mantenuto una parte di quella canzone per non sacrificare qualcosa di bello (cosa che abbiamo raccontato in più interviste) e tutti e tre insieme abbiamo scritto una NUOVA canzone con un significato completamente diverso.
Plagiare significa copiare, ma è ASSURDAMENTE RIDICOLO considerando che Andrea Febo ha scritto con me e Fabrizio “Non mi avete fatto niente”.
Inoltre entrambi siamo autori da molti anni e abbiamo scritto molte canzoni contribuendo a diversi successi sia per noi stessi che per gli altri.
Chi ci conosce lo sa.
Quando abbiamo deciso di raccontare uno stato d’animo generale con questa canzone non lo abbiamo fatto per presentarci al Festival, ma per parlare di pace. Siamo molto dispiaciuti di quello che sta accadendo perché non siamo venuti al festival a prendere in giro la gente, ma per abbracciarla.
Siamo sicuri che tutto andrà per il meglio.
Un abbraccio,

Ermal

/Panorama Plus/

© Panoramaplus.al