Sot është një ditë mjaft e veçantë për aktorin e humorit, Julian Deda. Vajza e tij Reina Mia feston ditëlindjen e saj dhe sigurisht nuk mund të mungonte një urim tepër special dhe emocionues nga ana e Julit.

Ky i fundit ka shpërndarë një foto ku shihet së bashku me të bijën dhe ka thënë disa fjalë zemre për ditën e saj të lindjes.

“Me siguri ti nuk e mban mend diten kur linde por une ate date e kam te skalitur ne zemer, te gdhendur ne te gjithe qenien time, si momentin me te bukur te jetes sone. Reina Mia, u befsh 100 vjeç, te dua shume…shume fare. P.s. Kujdes, ai mbrapa kafshon..!,”-përfundon Juli.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
