2 Tetor, 2020

Julian Deda bëhet nostalgjik, poston foton e rrallë të realizuar 32 vite më parë: Hera e parë nuk harrohet…


Dita e parë e shkollës është për të gjithë një ditë e paharrueshme!

julian deda (5)

Aktori i humorit, Julian Deda, është bërë nostalgjik dhe së fundmi ka postuar një foto në llogarinë e tij në Instagram nga dita e parë e shkollës, krah së cilës shkruante: “Dita ime e parë e shkollës, 32 vjet më parë! Ishte 1 shtator 1988. U zgjova tmerrësisht i lumtur nga gjumi.

julian deda (1)

Lava dhëmbët e faqe, dush nuk bëra se kisha bërë një natë më përpara. Vesha çorapet e bardha deri tek gjuri, përparësen e zezë, vura jakën e bardhë, vesha sandalet, domethënë të gjitha këto mi vishte mami, se unë isha tmerrësisht i zënë duke sqaruar një fetë bukë me gjalpë.

julian deda (3)

Mora çantën e shpinës me rripa, e theksoj me rripa (se ishte vështirë të gjendeshin në atë kohë) dhe me një tufë me lule në dorë shkova bashkë me prindërit deri te oborri i shkollës, në këmbë, e përsëris në këmbë (se është e rrallë sot).

julian deda (2)

Jo për gjë, por hera e parë nuk harrohet, në të gjitha rastet…!”

julian deda (6)

© Panoramaplus.al