5 Korrik, 2025

Julia Roberts dhe Danny Moder festojnë 23 vjet martesë


Julia Roberts dhe bashkëshorti i saj, kineasti Danny Moder, kanë festuar plot 23 vjet martesë më 4 korrik, duke ndarë momente simbolike në rrjetet sociale për të shënuar këtë ditë të veçantë.

Aktorja 57-vjeçare postoi në Instagram një fotografi nga një udhëtim, ku shfaqen vetëm këmbët e çiftit, duke e shoqëruar me mbishkrimin e thjeshtë por të ngrohtë: “Ti + Unë = 23”.

Ndërkohë, Danny Moder zgjodhi një mënyrë më lozonjare për të festuar: një selfie e reflektuar në një lugë, me mbishkrimin:
23 vjet do të thotë argjend. Argëtimi vazhdon… Dhe gëzuar 4 korrikun të gjithëve!”

Julia dhe Danny u njohën në vitin 2000 gjatë xhirimeve të filmit The Mexican, kohë kur ajo ishte në lidhje me aktorin Benjamin Bratt, ndërsa Moder ishte ende i martuar me grimeren Vera Steiberg, martesë që përfundoi pak para lidhjes së tij me aktoren.

Nga dashuria e tyre kanë lindur tre fëmijë: binjakët Hazel dhe Phineas, tani 20 vjeç, dhe Henry, 18. Çifti ka ruajtur gjithmonë privatësinë familjare, duke shmangur ekspozimin e fëmijëve në publik. Vetë Julia ka shpjeguar se poston vetëm foto të vjetra për të shprehur krenarinë si nënë, pa cënuar privatësinë e tyre.

© Panoramaplus.al