12 Qershor, 2025

Julia Fox, mbështetje për kirurgjinë plastike: Vajza, gjithçka është tym dhe pasqyrë


Aktorja dhe ikona e stilit Julia Fox ka folur hapur në një intervistë të re për rëndësinë e transparencës në lidhje me kirurgjinë plastike dhe pamjen e jashtme. E pranishme në premierën e filmit të saj më të ri “The Trainer”, ajo ndau mendimet e saj me People, duke komentuar edhe deklaratat e fundit të Kylie Jenner për zmadhimin e gjoksit.

Fox, 35 vjeçe, tha se është thelbësore që gratë të flasin lirshëm për ndërhyrjet kozmetike, moshën e tyre dhe realitetin pas imazheve të kuruara në media.

“Më pëlqen t’i dëgjoj gratë të flasin për kirurgjinë plastike. Mendoj se duhet të jemi të sinqerta,” tha ajo.

Aktorja theksoi se mungesa e sinqeritetit nga personazhet publikë krijon standarde jorealiste, të cilatmund të ndikojnë negativisht tek vajzat dhe gratë që përpiqen të krahasojnë veten me këto modele të pamundura.

“Gratë janë ato që i vendosin standardet njëra-tjetrës. Nëse nuk je e sinqertë për ndërhyrjet që ke bërë, i bën të tjerat të mendojnë: ‘Pse nuk dukem kështu?’”

Fox shtoi me ironi dhe ndershmëri se pas grimit, mbushësve, parukeve, kremrave për nxirje dhe filtrave, asnjë nuk duket si në Instagram.

“Asnjëra prej nesh nuk duket kështu, e kupton? Të gjitha dukemi shumë ndryshe pa ndërhyrje kirurgjikale dhe pa të gjitha këto ndihmesa.”

Në fund, ajo dha një mesazh të fuqishëm për të gjitha vajzat dhe gratë:

“Nuk ka asgjë të keqe me ju. Jeni perfekte ashtu siç jeni. Gjithçka tjetër është vetëm tym dhe pasqyrë, zemër.”

Julia Fox ka qenë gjithmonë e sinqertë për ndërhyrjet që ka bërë vetë. Në një intervistë për Elle në shkurt 2023, ajo pranoi se kishte bërë liposuction dhe Botox, por theksoi se dëshironte të rikthehej tek trupi i saj natyral.

Me qëndrimin e saj të hapur dhe të drejtpërdrejtë, Julia Fox vazhdon të jetë një zë i fuqishëm në sfidimin e standardeve të bukurisë që i imponohet grave në shoqërinë moderne.

© Panoramaplus.al