Puntanta e një nate më parë e spektaklit të kërcimit “Dancing with the stars”, ishte shumë e veçantë, pasi të gjithë konkurrentët kërcyen valle popullore shqiptare, të veshur me veshje krahinore.

E para që e nisi mbrëmjen ishte Aulona, pas kërcimit të të cilës Julian Deda deklaroi se do bënte skandal.
“Sot do bëj skandal”, tha aktori duke i shtangur të gjithë si prezantuesen Almeda Abazi, konkurrenten, balerinin dhe jurinë.

Juli deklaroi se nuk do të votonte me nota të ulëta konkurrentët por nga numri 7 deri në 10.

“Kjo ishte vërtet skandaloze”, i tha Ema Andrea Julit teksa ai shtoi se është hera e parë që ndodh kjo në këtë spektakël./Xing.al
© Panoramaplus.al
