Ai është një prej aktorëve më të njohur të humorit shqiptar dhe një nga më të pëlqyerit për publikun. Bëhet fjalë për Julian Dedën, i cili që me daljen e tij të parë si pjesë e grupit “The SHBLSH”, na ka bërë të qeshim pafund. E sigurisht se një gjë të tillë vazhdon edhe sot ta bëjë.

Aktori i njohur është mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku publikon foto dhe video të ndryshme, duke përfshirë edhe ato familjare. Ditën e sotme ai ka postuar një foto me bashkëshorten e tij, duke i dedikuar ca fjalë të bukura me rastin e ditëlindjes së saj.

“Ti më jep siguri. Ti je gjysma jone më e mirë. Ti je, thjesht ti. Gëzuar ditëlindjen zemër. U befsh 100 vjeç”, ka shkruar Juli në foton ku shfaqet në Itali me gruan e tij.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
