Që në momentin që ajo u shpall “Miss Universe”, Agnesa Vuthaj ka qenë e pranishme në emisione dhe spektakle të ndryshme ku ka marr shumë vëmendjen e publikut.

Padyshim që Agnesa është edhe një nga vajzat më të bukura shqiptare. Por ditën e sotme e ka marrë dikush tjetër vëmendjen në familjen e saj. Është e motra e cila feston ditëlindjen.

Këtë gjë e ka treguar Agnesa nëpërmjet disa postimeve në “Instastory”, ku e ka prezantuar për herë të parë me ndjekësit e saj.

“Sot është një nga ditët më të bukura, data e lindjes së motrës sime, engjëllit tim mbrojtës në rrugëtimin tim që nga fëmijëria e që vazhdon të më këshillojë e mbrojë çdo ditë”, ka shkruar Agnesa në një foto, ku shfaqet së bashku me të.

Në postimet e tjera që ka bërëm shfaqet vetëm motra e saj dhe duket qartë që bukurinë vajzat e kanë në gjak, pasi dhe ajo është një vajzë mjaft simpatike.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
