29 Janar, 2018

Ju prezantojmë me modelen seksi që “çmendi” tifozët në “San Paolo”


Një ditë më parë “San Paolo” u pa i gjithi në delirë. A ishte gjithë ai entuziazëm për Napolin që po fitonte ndaj Bolognas 3-1? Apo ishte se Napoli po rimerrte vendin e parë në klasifikimin e Seri A?

As njëra e as tjetra. Në fakt e gjithë vëmendja ishte kthyer nga Dessa. Kjo e fundit është një modele braziliane, siç shihet edhe nga fotografitë, një tifozë mjaft seksi e napolitanëve.

Dessa ishte e aftë që të ndizte të gjithë tifozët “axurr” në shkallët e stadiumit “San Paolo”.

Me linjat e saj trupore, modelja seksi “çmend” thuajse çdo ditë edhe ndjekësit e saj në rrjetin social “Instagram”, që duket se është “bombarduar” në orët e fundit.

© Panoramaplus.al