Kompania e lundrimit me bazë në Norvegji “SeaDream Yacht Club” po e zgjeron flotën e saj me “SeaDream Innovation”. Sipas kompanisë, ky është ‘një jaht i ri revolucionar, i cili do të prezantojë konceptin e jahteve globale’.

Me pak fjalë, pushuesit do të jenë në gjendje të lundrojnë në një mega jaht me një gjatësi 152 metra. Në të ka një helikopter, një hidroplan, një pishinë në natyrë si dhe shtretër në natyrë për të fjetur nën qiellin me yje.

Mega jahti do të peshojë 15,600 tonë bruto dhe mburret me 110 suita me pamje nga oqeani, si dhe do të ketë nëntë kuverta të veçanta.

Gjithashtu kompania ka bërë të ditur se biletat për udhëtimin e parë do të fillojnë nga 37,193.44 euro.


