Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ishte një nga artistet që mori pjesë në ndarjen e çmimeve “Grammy Awards”. Madje ishte edhe një ndër personazhet e njohur që mori edhe shumë vëmendje me veshjen e saj tejet elegante.

Këngëtarja me famë botërore kishte zgjedhur që të ecte mbi tapetin e kuq me një fustan të zi, me një të çarë në njërën anë. Gjithashtu në disa pjesë të fustanit kishte edhe diamante.

Mirëpo pak orë pasi veshja e saj u komentua shumë është zbuluar edhe çmimi marramendës që Ritës i është dashur që të shpenzojë për t’u dukur aq e mrekullueshme.

“Flokët nga Brent Lawler, thonjtë të errëta nga Gina Edwards, buzëkuqi nga Kathy Jeung dhe 3.6 milionë dollarë diamante nga Lorraine Schwartz, këngëtarja u shfaq me një pamje perfekte”, shkruan “The Vogue” duke zbuluar kështu se Rita ka harxhuar shumë për t’u dukur e përsosur në një ditë të tillë.
© Panoramaplus.al
