Pas 3-vitesh mungesë në botën e muzikës, këngëtarja me famë botërore Avril Lavigne do të kthehet shumë shpejt me një album të ri. Ajo qëndroi kaq shumë kohë larg fansave të saj për arsye shëndetësore.

Ylli i muzikës “rock” u diagnostikua me sindromën Lyme, që i shkaktonte temperaturë, lodhje dhe humbje energjie por tani duket se e ka kaluar.

“Kam shkruar këngë të fuqishme, të vërteta dhe të sinqerta, prandaj mendoj se njerëzit do t’i pëlqejnë. Po bëj gjithçka mundem dhe dua që në fund të dalë diçka perfekte”, tha këngëtarja e famshme për “E! News”.

“Kam 3 vite që po punoj për të. Unë mund të them se këtë herë do ta bëj gati për dy javë dhe se do ta nxjerr në treg këtë vit”, ka shtuar ajo.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
