Këngëtari Luiz Ejlli ditën e sotme ka ndarë me ndjekësit një foto me të voglën e tij, Luna Mari.

Në foton e postuar ai mbante në duar vajzën e tij disa javëshe, ndërsa krahas saj shkruan: “Nëse mund të shihni atë që unë shoh, se ju jeni përgjigjia e lutjeve të mia.”

Kujtojmë që moderatorja Kiara Tito dhe Luizi disa javë më parë u bënë prindër për herë të parë.

Çifti u njohën dhe u dashuruan në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ndërsa në natën finale të këtij reality show ata e çuan lidhjen e tyre në një tjetër stad, atë të martesës.

© Panoramaplus.al

