6 Prill, 2018

“Ju jeni artist?”, Kastriot Tusha kujton momentin e sikletshëm me gazetaren që nuk e njohu (VIDEO)


I ftuar në emisionin “Pasdite” në “Top Channel”, tenori i njohur Kastriot Tusha ka rrëfyer për të rejat në karrierën e tij dhe gjithashtu ka treguar për ngjarjet më qesharake që i kanë ndodhur gjatë këtyre viteve.

Sigurisht, ai nuk mund të linte pa përmendur ngjarjen e bujshme që ndodhi para një viti, kur gjatë premierës së një shfaqje operistike, një gazetare i kërkoi atij më shumë informacion, por nuk e njohu personazhin në fjalë.

“Ju jeni artist?”, ishte pyetja e gazetares për Kastriotin, që u përfol ngado.

I  pyetur në lidhje me këtë, tenori është përgjigjur me sportivitet duke thënë se gjëra të tilla ndodhin.  “Jo të gjithë duhet të më njohin mua, por kur mbulon një fushë të caktuar duhet të jesh e përgatitur. Të tjera përgjigje kisha në tru e të tjera gjëra thashë. Pati reagime të shumta nga ajo video dhe nuk ishte mirë për vajzën”.

Ndërkohë Kastriot Tusha do të mbledhë artistët më të mirë shqiptarë në një koncert për 35-vjetorin e karrierës së tij.

Tenori i shquar tha se në shfaqjen e 14 prillit do të ketë në krah Irma Libohovën dhe Shkurte Fejzën, ndërkohë që moderatore do të jetë Ema Andrea.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al