Bruce Willis vendosi të karantinohet me ish bashkëshorten e tij Demi Moore, me të cilën u divorcur 20 vite më parë dhe jo me gruan e tij Emma Heming.

Modelja 41 vjeçare konfirmoi se nuk është izoluar me aktorin dhe ish-bashkëshorten e tij pasi komentoi në një foto të publikuar Moore, ku shkruan: “Ju dua dhe më mungoni”.

Ish-çifti ka mbështetjen publike të modeles për tu izoluar së bashku, ndërsa vetë Emma qëndron me dy vajzat që ka me Willis, Mabel, 8 vjeçe dhe Evelyn, 5 vjeçe.

Nuk është e qartë pse familja nuk është izoluar e gjitha së bashku.
Si edhe nuk dihet nëse po qëndron në shtëpi me ish-bashkëshorten me kohë të plotë apo nëse shkoi atje thjesht për një vizitë.


