Pas ndarjes nga bashkëshorti, u përfol se këngëtarja e njohur Jonida Maliqi është në një lidhje me një prej binjakëve të famshëm, aktorin Romeo Veshaj. Ata shiheshin gjithandej bashkë dhe dyshimet u shtuan akoma më shumë për çiftin në fjalë.

Tashmë ata të dy e kanë pranuar që janë bashkë, madje duken të lumtur me njëri tjetrin.
Ndërsa Jonida në një intervistë për “Revista Class” është pyetur se ku është njohur me Romeon.

Këngëtarja tregon se ata janë takuar në televizion dhe se aty ka nisur gjithçka.




