Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Jonida Maliqi ka ardhur me një ndryshim në pamjen e saj dhe me të vërtetë është nga ata ndryshime që nuk kalojën pa u vënë re. Jonida përveç se një nga këngëtaret më të suksesshme është dhe një nga blogeret më të ndjekura në rrjetin e saj social “Instagram”.

Ajo është dalluar gjithmonë për trendet e reja, stilin e saj të veçantë dhe pamjen mjaft të kuruar. Këtë herë Jonida ka preferuar të na surprizojë me një stilim ndryshe të flokëve.

Ajo ka preferuar të bëjë një ndryshim drastik, nga brune që e kemi parë këto kohet e fundit, këngëtarja është kthyer në bionde. Duhet thënë se ky ndryshim i rri shumë mirë Jonidës dhe e bën të duket akoma më të freskët.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
