
Jona Spahiu ka vendosur të flasë për herë të parë për largimin e saj nga emisioni’Kosherja’. Nëpërmjet një interviste me ndjekësit e saj në “Instagram”, Jona ka zbuluar se pse nuk është më pjesë e emisionit duke thënë se ka plane të tjera në jetë e në biznes.
“Zgjodha mos të jem më pjesë në ‘Koshere’ sepse kam plane të tjera në jete dhe biznes. Ishte përvojë e bukur dhe argëtuese, por kaq! Ky nuk do të ishte emisioni im i jetës. Faleminderit për fjalët e bukura, nuk kam nevojë të jem në TV që t’ju kem në zemër.”- ka rrëfyer ajo
Programi I humorit ‘Koshere’ ka vendosur te sjellë ndryshime kete sezon te ri që pritet te filloje me 7-Mars.Se fundmi nëpermjet një postimi ne llogarin e tyre zyrtare të “Instagram”, ata zbuluan se nuk do të jetë më Jona Spahiu ajo që do ta prezantojë emisionin, por blogerja dhe së fundmi ish-banore “BBV1”Sarah Berisha
28 Shkurt, 2022

