12 Qershor, 2018

Jona Spahiu poston për herë të parë foto si nuse, duket e mrekullueshme


Dy ditë më parë moderatorja Jona Spahiu i dha fund beqarisë. Ajo kurorëzoi në martesë dashurinë disavjeçare me partnerin e saj, Frenklin.

Moderatorja bukuroshe është në pritje të ëmbël dhe dasma ishte akoma më e veçantë për të.

Fillimisht ishin miqtë e Jonës ata që publikuan fotografi nga dita e dasmës, duke na treguar se si doli nuse ajo. Ndërsa sot ishte vetë Spahiu që publikoi foto e veshur me fustanin e bardhë.

Jona u shfaq e veshur me një fustan i cili i tregonte barkun e rrumbullakosur dhe kërceu pothuajse gjatë gjithë mbrëmjes.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al