26 Qershor, 2018

Jona Spahiu nis muajin e mjaltit në vendin përrallor (VIDEO)


Pak javë më parë, moderatorja e njohur Jona Spahiu dhe partneri i saj i dhanë fund beqarisë në një ceremoni madhështore. E sigurisht që pas dasmës nuk kishte si të ndodhte ndryshe, Jona së bashku me bashkëshortin kanë nisur muajin e mjaltit.

Ka qenë vetë moderatorja ajo që ka ndarë me ndjekësit e saj dy video, ku ka xhiruar si fillim pjesën e brendshme të hotelit dhe më pas ka dal në ballkon dhe  ka treguar disa pamje nga vendi përrallor që po pushon me bashkëshortin.

Por Jona tani për tani ka vendosur që të mos e tregojë destinacionin që ka zgjedhur për të kaluar disa ditë pushime.

Ndërkohë kujtojmë se Jona është në muajit e fundit të pritjes së ëmbël dhe çifti shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë.

Panorama Plus

 

© Panoramaplus.al