22 Dhjetor, 2020

Jona Spahiu ndan kujtimin e rrallë nga fëmijëria: Që në klasë të gjashtë me ego profesionale…


Të gjithë kemi provuar të mbajmë një ditar gjatë fëmijërisë sonë, sikur edhe një herë të vetme.

jona spahiu (2)

Kështu ka ndodhur edhe me Jona Spahiun, e cila mbrëmjen e djeshme ka ndarë në rrjete sociale një kujtim nga fëmijëria.

jona spahiu (1)

Një mikeshë e moderatores i ka dërguar me foto një pjesë të shkëputur nga ditari i saj, në të cilën Jona i ka lënë një shënim kur ka qenë në klasë të gjashtë.

jona spahiu (4)

Le të mundohemi që ‘egon profesionale’ mos ta kemi kudo. Mundohu që të ndreqësh gabimet e tua ashtu siç do të bëj dhe unë”, ishte shënimi që Spahiu i kishte lënë shoqes së ngushtë.

jona spahiu (3)

Nisur nga këto fjalë, Jona me të qeshur tregon se ka pasur qëllime të larta për jetën e saj që në fëmijëri.

jona spahiu (4)

Që në klasë të gjashtë me ‘ego profesionale’. Kjo vajzë do të ngjitet lart”, shkroi moderatorja shoqëruar me disa ‘emoji’ duke qeshur me lot.

© Panoramaplus.al