11 Qershor, 2018

Jona Spahiu martohet, miqtë e “mbulojnë” në lekë moderatoren (Foto)


Edhe pse ajo donte shumë që ceremonia martesore të mbetej intime dhe asnjë detaj i saj mos të kapej nga syri i medias, Jona Spahiu u “tradhtua” nga disa prej miqve të saj më të mirë, të cilët publikuan momente nga dasma e saj.

Pak më parë ju prezantuam me nusen se sa e bukur dukej ajo teksa kërcente me fustan të bardhë dhe barkun e rrumbullakët, por tani do t’ju tregojmë disa detaje të vogla nga momentet e dasmës.

Ka qenë Ilda Bejleri, ajo që ka publikuar imazhe të saj duke kërcyer së bashku me disa miq të tjerë të çiftit të ri. Përveç faktit se si kërcen Ilda, na tërheq vëmendjen se ajo po kërcen mbi pistën e mbushur me lekë.

Duket se shoqëria e nuses nuk është kursyer dhe i kanë boshatisur çepat, siç e shohim nga imazhet e nxjerra nga moderatorja sportive, ata nuk janë kursyer asnjë moment, përkundrazi i kanë “fluturuar” lekët për kolegen e tyre.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al