11 Qershor, 2018

Jona Spahiu dhe Yll Limani e djegin dasmën duke kërcyer (Foto)


Moderatorja simpatike, Jona Spahiu i ka dhënë fund beqarisë natën e mbrëmshme. Një nga të ftuarit e veçanet që ka pasur mbrëmë ka qenë edhe miku i saj nga Kosova, këngëtari Yll Limani.

Kujtojmë se Ylli ishte këngëtari që e shoqëroi moderatoren në programin “C’est la vie”, ku ajo mori pjesë. Mirëpo Jona dhe Ylli e kanë djegur pistën e kërcimit edhe natën e mbrëmshme, ku kanë kërcyer e janë argëtuar pa masë.

Më pas kërcimit të dy bashkëpunëtorëve në “C’est la vie” i është bashkuar edhe bashkëshorti i Jonës, Frenkli. Duket se pas përfundimit të emisionit Jonës i ka mbetur një mik shumë i mirë si Yll Limani.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al