Edhe pak orë na ndajnë nga festa e Halloween-it, por personazhë të ndryshëm kanë filluar që tani të zgjedhin kostumet.

Një prej tyre është edhe Jona Spahiu dhe djali i saj i vogël, Raiden.

Ata i kanë zgjedhur tashmë kostumet për këtë festë “të frikshme” dhe madje i kanë veshur.

Të veshur njëlloj, Jona ka publikuar foto me djalin në krah, teksa tregojnë me humor edhe pozat e Instagram-it dhe pozat e jetës reale.

Ata zgjodhën kostume të zinj me skeletin e njeriut dhe duket se po e shijojnë shumë këtë parapërgatitje.


