8 Janar, 2021

Johnny Depp përballet me një tjetër “fatkeqësi”! Një hajdut hyn me forcë në rezidencën e tij dhe…


Telashet dhe problemet për Johnny Depp duket se nuk kanë fund!

johnny depp (3)

Së fundmi është raportuar se gjatë fundjavës që lamë pas, një person ka hyrë me forcë në shtëpinë e aktorit për të vjedhur. Në fakt, hajduti ka qenë një grua, e cila është arrestuar menjëherë nga policia.

Burime pranë policisë kanë bërë të ditur për “TMZ” se një grua, me shumë mundësi e pastrehë, ka hyrë brenda shtëpisë së Depp në Hollywood Hill, në fundjavë.

johnny depp (2)

Mirëpo “aventura” e saj brenda shtëpisë së aktorit nuk ka zgjatur shumë për shkak të sistemit të sigurisë në shtëpi, që ka vënë në lëvizje menjëherë edhe policinë.

Burimet thonë se gruaja mund të jetë trembur nga sistemi i alarmit, sepse ajo është larguar nga shtëpia para se policia të mbërrinte.

johnny depp (1)

Por, gjithsesi, policët kanë arritur ta gjejnë atë afër shtëpisë së Johnny Depp dhe zbuluan se ajo kishte gisht edhe në një vjedhje tjetër që ishte bërë së fundmi.

Deri më tani është e paqartë nëse ajo ka arritur të marrë diçka nga shtëpia e Depp, pasi investigimet po vazhdojnë ende.

johnny depp (2)

Para disa muajsh Johnny Depp humbi gjyqin përballë gazetës “The Sun” dhe kjo pati ndikim të drejtpërdrejtë në karrierën e tij.

Menjëherë pas gjyqit, Warner Bros i kërkoi të hiqte dorë nga roli i Gellart Grindewald për filmin “Fantastic Beasts 3”.

amber heard johnny depp

Johnny Depp hodhi në gjyq tabolidin, sepse e kishte cilësuar atë si dhunues grash në një artikull në vitin 2018-të, mirëpo ai nuk arriti të fitonte betejën ligjore.

© Panoramaplus.al