18 Nëntor, 2020

Jo vetëm kolegë por Isli Islami dhe Xhemi Shehu kanë qenë edhe në një shkollë, madje …


Xhemi Shehu dhe Isli Islami kanë punuar së bashku në të njëjtin televizio, si edhe janë miq dhe kolegë prej shumë kohësh.

Por mbrëmjen e djeshme, moderatori i njohur ka zbuluar se ata janë njohur shumë vite më parë.

Ai publikoi një foto krah prezantueses, Xhemi Shehu dhe tregoi se kanë qenë në të njëjtën shkollë.

Madje, Isli dhe Xhemi janë ulur edhe në të njëjtën bankë.

“Me shoqen e bankës,”- shkroi moderatori krahas, imazhit me moderatores.

Aktualisht Xhemi Shehu është shkëputur nga televizioni. Ajo u largua nga moderimi i spektaklit të humorit “Portokalli” dhe vendin e saj e zuri Eneda Tarifa.

Më pas u përfol se Xhemi Shehu do bëhej pjesë e emisionit të vëllezërve Veshaj “Binjakët”, por nuk dihet arsyeja përse hoqi dorë, ndërsa nuk dihet ende nëse do rikthehet në ekran.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al