Ronela Hajati është një ndër artistet shqiptare që pëlqehet shumë për stilin muzikor që ka, madje edhe për pozitivitetin që përcjell te publiku.

Por, këngëtarja ka vendosur që të mos e mbyllë me kaq karrierën e saj, prandaj, përveç muzikës, ajo na zbuloi edhe pasionin tjetër.

Me një postim në Instastory, Ronela ka treguar se ditën e djeshme ka marrë titullin “Asistente avokate” dhe ndihet shumë krenare për këtë.

“Po t’keni naj hall a naj problem”,- ka shkruar këngëtarja me humor krahas fotos.

Pritet që së shpejti të publikohet edhe bashkëpunimi i saj me këngëtarin latin, Jay Santos.


