18 Mars, 2021

Jo më flokë në ngjyrë jeshile neon! Billie Eilish bën ndryshimin drastik dhe të papritur në look


Jemi mësuar ta shohim gjithmonë me flokë të lyer pjesërisht në ngjyrë jeshile, por këtë herë, Billie Eilish i ka surprizuar të gjithë fansat e saj.

billie eilish (6)

Këngëtarja ka ndryshuar look dhe tashmë është kthyer në një bionde, shkruan “Daily Mail”.

Për dy vite me radhë, 19-vjeçarja ka pasur flokë në ngjyrë të zezë dhe në ngjyrë jeshile neoni, prandaj besohet se procedura për t’i kthyer ata në biondë nuk ka qenë dhe aq e lehtë.

billie eilish (3)

Duket se kjo do të jetë një kapitull i ri për Billie-n, që vendosi të bënte një ndryshim kaq drastik në pamje.

billie eilish

Pak ditë më parë, teksa fliste në dokumentarin “The World’s A Little Blurry”, Eilish zbuloi për herë të parë se ka qenë e lidhur me reperin Brandon Adams, i cili njihet ndryshe si “7:APM”.

billie eilish (2)

Artistja zbuloi se shkaku i ndarjes kishte qenë fakti se të dy donin gjëra të ndryshme dhe se partneri i saj nuk e donte aq shumë veten sa të donte dhe atë.

billie eilish (5)

Pavarësisht ndarjes, këngëtarja është munduar që ta bindë ish të dashurin të ndjekë një terapi dhe ka pranuar se ende ndjen për të.

© Panoramaplus.al