Producenti i “Lonely” dikur mendoi se do të “vdiste”, pasi puthi aksidentalisht Beyonce-n në buzë përpara bashkëshortit të saj, Jay-Z.

Blanco zbuloi në “Zane Lowe Show” të “Apple Music” të mërkurën se rreth një dekadë më parë, ai ishte i ftuar në shtëpinë e Beyonce-s dhe Jay-Z, së bashku me producentët e tjerë.

Në fund të darkës, Blanco tha se kishte në plan t’i jepte Beyonce-s, 39 vjeç, një puthje lamtumire në faqe, por asgjë nuk shkoi siç ishte planifikuar.

Aksidentalisht, ai e puthi këngëtaren në buzë! Blanco tregoi se në ato momente mendoi se do të ishte “në një arkivol” të nesërmen, sepse bashkëshorti i Beyonce-s kishte qenë i pranishëm gjatë këtij momenti të sikletshëm.

“Askush nuk e vuri re, ajo nuk e vuri re,“- tha ai.

Beyonce dhe Jay-Z u lidhën në prill të vitit 2008 dhe që atëherë, kanë mirëpritur në jetë vajzën Blue Ivy (e cila kohët e fundit fitoi Grammy e saj të parë), 9 vjeç, dhe binjakët Rumi dhe Sir, të cilët janë 3 vjeç.


