Jennifer Lopez ka zbuluar se një bisedë me binjakët e saj e bëri të kuptonte se përveç karrierës dhe detyrimeve, duhej t’i kushtonte më shumë kohë rritjes së tyre.

Në një intervistë me emisionin “SiriusXM”, JLo foli për vështirësitë me të cilat u përball në rritjen e fëmijëve të saj, Max dhe Emme, pasi u divorcua nga babai i tyre, Marc Anthony, në vitin 2014.
Aktorja zbuloi se në vitin 2020, fëmijët e saj i thanë: “Ti nuk je një nënë normale. Nuk je këtu me ne çdo ditë. Nuk na çon dhe nuk na merr nga shkolla, si prindërit e tjerë“, duke shtuar se “Atëherë e kuptova sa shumë kishin nevojë për mua, nuk kishte të bënte vetëm faktin që po ju jepja atyre një jetë të mirë“.
Jennifer Lopez e konsideroi bisedën si një “thirrje zgjimi“, pasi iu bë e qartë se sa e rëndësishme është të kalojë kohë me fëmijët e saj, një ndryshim që, siç tha ajo, ka çuar në një marrëdhënie të shkëlqyer midis tyre.
Këngëtarja vuri në dukje se djali dhe vajza janë gjithmonë përparësia e saj. Pas ndarjes nga babai i tyre dhe më vonë nga Ben Affleck, ajo përpiqet të jetë sa më e pranishme në jetën e fëmijëve, edhe nëse kjo do të thotë të lërë mënjanë planet profesionale.
Jennifer Lopez pati një histori të madhe dashurie me Marc Anthony në vitin 2004. Dy këngëtarët qëndruan të martuar për 10 vjet dhe gjatë marrëdhënies së tyre sollën në jetë binjakët në vitin 2008.
Ata u ndanë në vitin 2014, por deri më sot, thuhet se kanë një marrëdhënie të mirë si prindër.
© Panoramaplus.al
